Ditën e sotme prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim kanë zhvilluar një takim me koordinatorët e viktimave pranë prokurorive në Pogradec.Pas takimit, në një konferencë për mediat ambasadorja Yuri Kim është ndalur edhe tek krimet zgjedhore, për të cilat tha se duhet të hetohen.
“Prokurori i Përgjithshëm dhe unë folëm për vazhdimin e hetimeve të krimeve zgjedhore. Viktimat duhet të marrin atë që i takon dhe shkelësit të dënohen”-tha Yuri Kim.
“Sikurse e tha dhe Prokurori ndodhemi për të takuar kordinatoret të cilët vjnë nga Korça, Elbasani dhe Pogradeci. Koordinatoret luajnë një rol të rëndësishem në Shqipëri për Reformën në Drejtësi. Dua t’ju them se prokurori i Përgjithshëm dhe unë folëm edhe për vazhdimësinë e krimeve zgjedhore. Viktimat duhet të marrin atë që ju përket atyre por dhe shkelësi duhet të dënohet. Gjithashtu folëm për rëndësinë që ka ruajtja e rolit të prokurorëve.” u shpreh Yuri Kim gjatë një prononcimi për mediat.