Donnarumma rrezikon të mbetet pa klub: PSG, Barcelona e Juventus të bllokuar nga portierët e tyre

0

Gianluigi Donnarumma shpresonte të mbyllte dilemat e të ardhmes para se ti dedikohej Italisë në Kampionatin Europian. E në vend të kësaj është mundësia që portieri të mbetet pa një ekip në Euro 2020 (kanë mbetur vetëm 4 ditë para debutimit kundër Turqisë), në kohën kur nuk ka asnjë ofertë konkrete.

Në realitet, Gigio nuk është pa ekip, duke qenë se deri më 30 qershor ai paguhet nga Milan. Por kuqezinjtë, pas një oferte prej 8 milion në vit për rinovimin, i janë drejtuar Maignan, duke shmangur atë dhe Raiolan më herët sesa pritej. Që kërkesa e Donnarummas ishte e kushtueshme kjo kuptohet edhe nga ngërçi aktual: askush nuk i ka ofruar dhjetë milion euro në sezon.

PSG mbetet skuadra më e avancuar, gjithashtu për marrëdhëniet me Raiolan, me të cilin pati një takim kohët e fundit: u fol për Donnarumma si dhe situatat e Kean dhe Xavi Simons. Por në Paris është Keylor Navas, që rinovoi deri në 2024 dhe do të krijohej një alternim i rrezikshëm. Për të kuptuar kompleksitetin e situatës, ka nga ata që shkuan aq larg sa të mendojnë blerjen e Donnarummas dhe pastaj huazimin e tij diku për një sezon…

Barcelona dhe Juventus, të cilët gjithashtu janë të interesuar, duhet të zgjidhin probleme të ngjashme: nga Spanja e japin Ter Stegen si të konfirmuar, bardhezinjtë duhet së pari të sistemojnë Szczesny i cili, megjithatë, dje lëshoi deklarata që duket se sigurojnë qendrimin.

Artikulli i mëparshëmLidhjet mes futbollit, klaneve e pazareve në hetimin e Report: Hijet shqiptare mbi Lazion e Tares
Artikulli i radhësEuro 2020, Krimea vizatohet në fanellën e Ukrainës: përplasje diplomatike me Rusinë