Me 500 euro në ballë/ Del foto e deputetit të “opozitës” që votoi shkarkimin e Metës

0

Një nga deputetët e “opozitës” që votoi në Parlament “pro” nismës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ishte edhe Besnik Troplini.

Ai bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi dhe shpeshherë ka qenë pjesë e votimeve në favor të mazhorancës socialiste.

Në rrjet ka qarkulluar së fundmi një foto e Troplinit duke festuar me 500 euro në ballë. Nuk dihet se në ç’rrethana është bërë kjo foto.

Duke publikuar foton, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit ka ironizuar.

“Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”. I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha 😂😂” – shkruan Blushi. 

Artikulli i mëparshëmSkandali i basteve në Itali/ Përfshirja e Igli Tares, letra e plotë e avokatit drejtuar medias
Artikulli i radhësAlimehmeti publikon studimin e fundit: A duhet të vaksinohen ata që kanë kaluar Covid-19?