Rama reagon për vdekjen e Maks Velos

0

Kryeministri Edi Rama reagoi pas vdekjes së arkitektit Maks Velo në moshën 84-vjeçare në një spital në QSUT.

“Çfarë trishtimi. Lamtumirë Maks”, shkruan Rama për ish-mikun e tij.

Së fundmi, marrëdhëniet mes Velos dhe Ramës ishin tensionuar ndjeshëm. Arkitekti kishte lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit.

Velo deklaroi se diçka më shumë një vit më parë vendosi të largohej nga Rama sepse e kishte parë që “ai të përdorte”.

“Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova, dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë, duhet të largohet. Rasti i Teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shihni se çfarë katastrofe është stadiumi ‘Qemal Stafa’, një katastrofë e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit, dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i yni, dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike, e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane. Ne jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin”, tha Velo.

Më vonë ai akuzoi piktorin Edi Hila se kishte bërë dokumentar për Edi Ramën me paratë që u dhanë për të. “U shfaq dokumentari në Paris, dokumentar dedikuar Edi Hilës dhe Edi Ramës me paret që u dhanë për Maks Velon,” tha ai.

Artikulli i mëparshëmBasha: Maks Velo denoncoi çdo përpjekje për restaurimin e pushtetit të nomenklaturës
Artikulli i radhësAleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Maks Velo, simbol i protestës tonë!