Nafta është kthyer në rritje të lehtë në orët e pasdites dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë. Çmimet janë mbështetur nga pritshmëritë për një kërkesë të fortë në Europë, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë sezonit të pushimeve verore. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 72.5 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga maji i vitit 2019.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 70 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2018.
Administrata për Informimin mbi Energjinë në SHBA raportoi se rezervat e naftës u rritën me 7 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 4 qershor, ndërsa rezervat e karburanteve të distiluara u rritën me 4.4 milionë fuçi.
Megjithatë, të dhëna të tjera treguan se trafiku në rrugët e Europës dhe Amerikës së Veriut është rikthyer në nivelet e parakrizës.
Ndër zhvillimet e tjera, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ka përforcuar parashikimin për një kërkesë të shëndetshme, duke vlerësuar një rritje me 5.95 milionë fuçi në ditë, gjatë këtij viti, në rritje me 6.6% krahasuar me një vit më parë.
Bursa për datën 14 Qershor 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 679.50 | + 8.25 |
DIESEL | 588.00 | + 4.75 |
BRENT | 72.54 | + 0.495 |