Shenjat që Amerikanët po ngasin më shumë ndërsa ekonomia po shkon me ngadalë drejt rihapjes po ndihmon në rritjen e çmimeve të naftës, me një ngritje prej 60% nuk duhet të na gëzojë para kohe.
Rritja e kërkesës për karburant përkon me një ulje të madhe të prodhimit, dhe të llogaritura së bashku japin përgjigjen për çmimet e larta të naftës. Prodhuesit në Sh.B.A janë duke ndalur projektet e shpimit dhe kërkimit për vendburime të reja, në të njëjtën kohë OPEC dhe partnerët e saj filluan të shkurtojnë prodhimin e tyre të Premten e kaluar. Sipas ClipperData, ngarkesat e naftëmbajtëseve të Arabisë Saudite ranë në një mesatare tre-ditore gjatë kësaj javë në 6 milion fuçi në ditë, duke u ulur ndjeshëm nga 12 milion fuçi në periudhën e mëparshme tre-ditore.
Ndërsa më shumë se gjysma e shteteve rihapën ekonomitë e tyre në një farë mase, kërkesa për karburante u rrit në javën e kalua vetëm në SHBAr në 6.7 milion fuçi në ditë, nga 5.9 milion që ishte njëjavë më parë, sipas të dhënave të qeverisë. Kjo është ende rreth 3 milion fuci në ditë nën kërkesën normale. Sipas Shërbimit të Informacionit për Cmimet e Naftës, të dhënat paraprake nga tregtuesit e karbuanteve tregojnë se drejtuesit e automjeteve kanë rritur blerjet e tyre në pikat e furnizimit. Ata janë ende duke konsumuar 37.7% më pak se normalja, por kjo është përmirësuar nga 50% që ishte kjo shifër pak ditë më parë.
Bursa për datën 7 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 250.00 | + 25.75 |
DIESEL | 235.00 | + 15.25 |
BRENT | 25.10 | + 2.07 |
©aktualitet.al