Lulzim Basha e ka thelluar më tej diferencen e votave ndaj kandidatëve të tjerë duke vulosur kështu fitoren e tij si kryetar i PD.
Sipas rezultatit, Basha rezulton fitues me 81% të votave, ndërsa pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelin 54.7% ose 41 mijë e 674 vota të vlefshme.
Gazetari investigativ Artan Hoxha e kishte parashikuar më parë këtë rezultat dhe me ironi shkruan se sa herë që ka zgjedhje në PD fitohet me 80 % të votave.
Të shumta kanë qenë dhe reagimet në rrjetin e tij social ‘Facebook’.
Hoxha ironizon dhe shprehet se nga sot Basha fillon luftën.
“jo jo e ke gabim, kete radhe ka premtuar ai, “të henen fillon luften”….
Nese Rama eshte legen dhe nuk pranon te luftoje me Lulin, te henen, cfare faji ka Luli”, shkruan Hoxha.
Komentet