Në të gjithë botën po qarkullojnë me shpejtësi disa pamje të publikuara nga ‘Sky News Australia’, pas një investiugimi që kanë bërë për origjinën e COVID-19.
Ata kanë dalë në përfundimin se në laboratorët e virologjisë në Wuhan, janë përdorur lakuriqë nate.
Kjo media, ka publikuar pamje nga instituti, ku shihet një ekspert, teksa mban mbi kokë një lakuriq nate.
Video në fjalë është publikuar nga Akademia e Shkencave në Kinë në 4 maj të vitit 2017-ë, ku tregohen ambientet e brendshme të laboratorit, por edhe përplasjet që kanë pasur me qeverinë franceze, e cila ishte kundër ndërtimit të saj.
Video tregon më tej, lakuriqë nate që mbahen në kafaze, e shihen gjithashtu persona duke i ushqyer me krimba.
“Në dhomën P4, shihen një larmi speciesh, që me shumë mundësi duhet të jenë përdorur për shpërthimin aksidental të SARS-COV-2”, thotë një ekspert i ftuar në studion e “Sky News”.
Megjithatë OBSH, në kontrollet disa javore që ka bërë në Kinë, ka hedhur poshtë pretendimin se virusi ka dalë nga lakuriqët e natës, duke shtuar, se këto zëra janë më së shumti teori konspirative.
“Është një teori konspirative. Unë, në cilësinë e drejtuesit të ekspertëve të OBSH, them me bindje që nuk kemi konstatuar asnjë gjurmë të gjitarit fluturues në laboratorin e Wuhan-it”, deklaroi para disa kohësh një ekspert i OBSH, Peter Daszak.