Dritan Leli i dërgon mesazhin e koduar Edi Ramës: Ky vend nuk ka aq basketbollistë të mirë sa thonë!

0
Këshilltarët i nxorën prapaskenat e forta të

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka reaguar përsëri pas akuzave që i janë bërë dhe pas dështimit të mbledhjes me këshillin bashkiak të Vlorës.

Në prononcimin që ai pati për mediat, Leli u shpreh se një takim i tillë i kërkuar nga këshilltarët bashkiakë nuk ka qenë e mundur për shkak të rregullave aktuale të pandemisë. Ndërsa më tej thekson se mbledhja po bëhej online por kanë marrë pjesë vetëm drejtorët e bashkisë.

Ndërsa lidhur me akuzat që i janë bërë për gjendjen e qytetit, ai tha se Durrësi ishte shumë më keq se Vlora sa i takon kësaj pjese, teksa përmendi edhe një argument thumbues ku tha: Nëse qytetarët bëjnë atë provën se kush të hedhë plehrat në kosh dhe nuk arrijnë t’a hedhin në kosh, për shkak se ky vend nuk është se ka aq basketbollistë të mirë sa thonë, kjo nuk ka të bëjë me mos veprimin e bashkisë.

“Une ju falenderoj për raportimin e situatës që është krijuar. Do të publikoj fjalën time në mbledhje aty ku këshilltarët nuk u paraqitën, do ishte më korrekte që të tregonit atë. Kam përsëritur herë pas here se përse nuk duhet të zhvillohet në Teatër. Nuk mund të lejoja që në një ambient të mbyllur, të realizohej një aktivitet që është jashtë radhës së Këshillit. Dua t’ju lajmëroj se stafi e ka marrë me seriozitet mbledhjen që do të zhvillohej online, kanë qenë të njoftuar me email. Por kanë zgjedhur që të shkojnë në sallën e Teatrit Petro Marko, që është i mbyllur.

Janë të lutur që të sjellin çdo informacion që duan të kenë nga materiali që u është dërguar në postën elektronike.

Unë nuk dua që të ketë nuanca politike, dua t’ju garantoj qytetarëve se jam në krye të punës. Janë të lutur që të sjellin çdo informacion për çdo paqartësi që kanë për Vlorën. Nuk besoj se duhet të përsëris dhe një herë. Nuk ka ndryshuar asgjë, mbledhjet e fundit kanë qenë kryer online. Nuk di pse quhet alarmante situata në Vlorë, kur në Durrës ishte më shumë se kaq. Unë jam njeri që inspektoj qytetin e Vlorë, gjatë gjithë ditës. Nuk pretendoj se Vlora është në maksimumin. Ne kemi problematikat që ka çdo qytet bregdetar.

Dua t’ju them se edhe ju personalisht mund të inspektoni këto që thashë. Nëse qytetarët bëjnë atë provën se kush të hedhë plehrat në kosh dhe nuk arrijnë t’a hedhin në kosh, për shkak se ky vend nuk është se ka aq basketbollistë të mirë sa thonë, kjo nuk ka të bëjë me mos veprimin e bashkisë”– tha Leli për Fax News.

Artikulli i mëparshëmGramoz Ruçi lajmëroi dorëheqjen e tij / Avokati i njohur tregon çfarë e shtyu të marrë këtë vendim
Artikulli i radhësTRONDITET Korça, vetëvritet me armë zjarri një person, zbardhen detajet e para