Premier League i vret shpirtin futbollit/ Nuk ka festë pas golit për 12 muajt e ardhshëm

0

Pritja është duke mbaruar e të gjithë detajet që të dielën do të vijnë nga kryeministri i Anglisë Boris Johnson do të jenë një hap i mëtejshëm përpara. Premier League, në fakt, vazhdon të studiojë një protokoll efikas për të rifilluar të luajë pavarësisht kaosit të provokuar nga pandemia.

Sipas Telegraph, mes masave të sigurisë të parashikuara do të jetë ajo e ndalimit të pështyrjes në fushë gjatë ndeshjeve e shkëmbimit të fanellave mes futbollistëve në përfundim të ndeshjes. Futbollistët nuk mund të pijnë nga e njëjta shishe e mbi të gjitha nuk mund të përqafohen në rastin e shënimit të një goli. E gjitha kjo duket se do të mbetet në fuqi për 12 muaj.

Shumë, sidomos po të mendosh që futbolli është një sport emocioni dhe si i tillë dëshpërimet e festimet ndahen me shokët e skuadrës. Nuk do të shohim më gjatë një viti përqafimet e një skuadre që shënon një gol vendimtar, nuk do të shohim më një kundërshtar që i jep zemër rivalit të tij: bashkë me mungesën e tifozëve, kjo është humbja më e madhe e futbollit…

Artikulli i mëparshëmMatura Shtetërore 2020/ Rezana Vrapi: Penalizim me 1 vit për çdo maturant që merr celularin në provim
Artikulli i radhësKy është biznesi më i çuditshëm që po lulëzon në kohën e pandemisë