Autoritetet turke bëjnë me dije se agjentët e shërbimeve sekrete kanë arrestuar një nga personat më të rrezikshëm në vend dhe rajon.
Kasim Guler, kreu i organizatës famëkeqe të Shtetit Islamik, është ndaluar në Siri ku dhe më pas u transferua në Ankara.
Autoritetet i shtuan kërkimet e tyre pas denoncimeve se Guler ishte duke përgatitur një sulm terrorist në Turqi.
Ai është një konsideruar si një ndër personat më të rrrezikshëm dhe është futur në listën e personave më të kërkuar nga Ministria e brendshme turke.