9-vjeçarja i bën pyetjen e papritur, Putin detyrohet të ndërpresë konferencën me gazetarët

0
9-vjeçarja i bën pyetjen e papritur, Putin detyrohet të

Pyetja e një vogëlusheje, vetëm 9 vjeç ka bërë që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin të ndërpresë konferencën që po mbante para gazetarëve, pas takimit që zhvilloi me kreun e SHBA-ve, Joe Biden. Një gazetare kanadeze mori fjalën dhe tha se kishte një pyetje nga vajza e saj vetëm 9 vjeç.

Ajo i kërkoi që Putin t’i shpjegonte me fjalë të thjeshta qëllimin e takimit me Biden dhe e pyeti se përse në Rusi nuk mund të protestojnë të rinjtë, përfshirë dhe vajzën e saj.

“Ju lutem na shpjegoni qëllimin e takimit, me fjalë të thjeshta….Kam një pyetje nga vajza ime, më pyet se përse të rinjtë si ajo, është vetëm 9 vjeç, nuk mund të protestojnë,”- tha gazetarja dhe kaq mjaftoi që Putin të ndërpriste fjalën.

Ai u zgjat vetëm pak sekonda dhe foli me një gjuhë gjithëpërfshirëse se si është e rëndësishme që të kemi një botë më të mirë e më pas doli nga dhoma ku po mbahej konferenca.

Artikulli i mëparshëmArtan Hoxha bën deklaratën bombë/ Ambasada e SHBA ka një listë për lokalet luksoze në Tiranë, u thotë amerikanëve që…
Artikulli i radhësKlodiana Lala zbardh dëshminë e Klevis Allës/ Talo Çela vrau vëllezërit Haxhia, pas sherrit për lekët e Rinasit