“Do të vras ty dhe fëmijët”/ U dhunua fizikisht sot, Auron Tare tregon detajet tronditëse dhe lëshon thirrjen urgjente: Do të ketë shumë probleme! Më goditi dhe më tha…

0
"Do të vras ty dhe fëmijët"/ U dhunua fizikisht sot,

Studiuesi dhe aktivisti Auron Tare në një intervistë për emisionin ‘Breaking’ ka bërë publike detaje për dhunimin e tij fizik nga pronarët e një kompanie, të cilës sikurse tregon ai e kanë kërcënuar edhe se do t’i vrasin fëmijët.

“Para disa ditësh mora një ftesë nga kryebashkiaku i Tepelenës për një ftesë për dëgjesës me pronarët e kompanisë dhe me banorët e zonës. Zbrita nga makina dhe po flisja me banorët në moment nga kantieri dalin pronarët të cilët u konfliktuan me banorët. Fredi Qenaj m’u drejtua personalisht duke më kërcënuar se do më vriste mua dhe fëmijët nëse do vija në dëgjese dhe më goditi. Ishte një situatë e qetë dhe nuk e kuptova se përse u përkeqësua kjo lloj situate. Ishte një skenë e turpshme dhe unë e kisha menduar se do ndodhte nga disa njerëz. Edhe zyrtari i Bashkisë është i kërcënuar. I bëj thirrje policisë se kjo mund të shkoj edhe më keq. Pasi situata plasi me grushta dhe shqelma, unë isha kundër gurores që po ndërtohej në një zonë turistike. Unë vajta të dëgjoj se çfarë ishte kjo, gurorja nuk ka leje prandaj mbledhje bëhej që banorët të ishin dakord dhe të merrej leja”, tha Tare.

Ai deklaroi se u gjend në një situatë të papritur, pasi u mundua që të toleronte në mënyrë që debati të mos degradonte në një dhunë verbale.

“Pronari më duket që e ka emrin  Fredi Qenaj m’u drejtua personalisht, duke më thënë se po të kishte ardhur mund të më vriste mua dhe fëmijët. Unë u largova te makina. M’u afrua më qëlloi në fytyrë e pashë që situata, u acarua shumë, e pa nevojshme, nuk kishte nevojë fare. Jam goditur e kapur nga ai”, tha ai më tej.

Tare tregoi se ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen, duke theksuar se organet e zbatimit të ligjit reaguan në mënyrë të menjëhershme.

“Edhe zyrtari i bashkisë ishte me mua, është kërcënuar në të njëjtën, mënyrë. Ai është më i kërcënuar se është i zonës. I bëj thirrje se situata është e acaruar shumë, se do të ketë konflikte më shumë, pasi aty janë qëlluar pleq me shkelma e grushta. Meqë merrem me turizëm, doja të dija se çfarë problemi ka me atë zonë. Nuk e mendoja fare këtë skenë, mënyra se si u kërcënuam është totalisht e papranueshme. Edhe një herë i bëj thirrje policisë dhe drejtësisë që të marrin masa, pasi do të ketë shumë probleme”, tha Tare.about:blank

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bënçë të Vlorës, ku edhe po zhvillohej një dëgjesë publike për ndërtimin e një guroreje në kanionet e fshatit, ku do të nxirrej mermer.

Artikulli i mëparshëmKokaina në Portin e Durrësit, gazetarja zbulon detajet e rëndësishme: Kishte këtë destinacion! Dyshohet se i përkasin një rrjeti kriminal të shtrirë në Shqipëri dhe…
Artikulli i radhësKryeprokurorja Elisabeta Imeraj jep dorëheqjen nga SPAK