Ish-e dashura e Neymarit, Soraja Vucelic arrestohet në Mal të Zi pasi nuk respektoi masat e sigurisë

0

Modelja e Revistës “PlayBoy” e cila ka qenë në lidhje me futbollistin Neymar është arrestuar, pasi nuk i ka respektuar masat e bllokimit.

Bukuroshja kroate, Soraja Vucelic u arrestua të dielen nga policia në qytetin e vogël Zhabljak në Malin e Zi.

Mediat lokale raportojnë se si 33-vjeçarja u pa bashkë me shoqen e saj, në orarin kur nuk duhej të ishin jashtë për shkak të masave të pandemisë.

View this post on Instagram

#blondeshavemorefun 🥰

A post shared by Sara (@sorajavucelic) on

Një zëdhënës i policisë tha: “Duke vepruar në mënyrë tipike, vizituam një vilë në Borje (fshat), ku gjetëm dy femra. Ato nuk kishin leje për të qëndruar të lira jashtë nga bllokimi dhe të dyja u privuan nga liria dhe do të përballen me kallëzime penale të kryera nga prokurori i përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Shtetit”.

View this post on Instagram

🧸 #attitudeforlife

A post shared by Sara (@sorajavucelic) on

Sidoqoftë, përkundër deklaratës së raportuar të policisë, Vucelic, e cila raportohet se kishte një lidhje të shkurtër me sulmuesin e Paris Saint-Germain Neymar në vitin 2014, mohoi që ajo ishte në konflikt me autoritetet malazeze.

Ajo u tha gazetarëve: “Unë nuk u arrestova, siç u shkrua në media, kam pasur vetëm një bisedë në polici me mikun tim”.

“Ne të dyja udhëtuam me makinën e shoqes sime dhe ajo nuk kishte dokumente me vete dhe gjithashtu harroi patent-shoferin. Problemi më i madh ishte se makina kishte targa italiane, por gjithçka u zgjidh më pas”, deklaroi modelja kroate, e cila është një nga ish-të dashurat e futbollistit brazilian, Neymar.

Artikulli i mëparshëmDel raporti i shërbimeve sekrete/ A duhet fajësuar Kina për COVID-19?
Artikulli i radhësOperatorët turistikë letër Ramës: Të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes. Të hapet turizmi i brendshëm