Kryeministri Rama ka dhënë dy ditë më parë një intervistë për televizionin “France 24” me gazetaren Caroline de Camaret.
Ndër të tjera kryeministri shqiptar është pyetur edhe mbi zgjedhjet e 25 Prillit.
Rama u shpreh se kanë qenë të ngjashme me vendet e Ballkanit dhe Mesdheut.
Pjesë nga intervista
Gazetarja: Për zgjedhjet e fundit parlamentare jeni akuzuar nga opozita për zgjedhjet të korruptuara?
Rama: Këtë herë Shqipëria ka zhvilluar zgjedhje të ngjashme me vendet e Ballkanit dhe ato të Mesdheut. Zgjedhjet u zhvilluan të qeta, pa probleme dhe në përputhje me standartet e kërkuara.