Tragjike! Po stërvitej për thyerjen e rekordit botëror, sportisti i njohur humb jetën në moshën 28-vjeçare

0
Tragjike! Po stërvitej për thyerjen e rekordit botëror, sportisti

Guximtari Alex Harvill humbi jetën teksa po ushtrohej për një kërcim me motor.

Sipas mediave të huaja, djaloshi 28 vjeçar po përpiqej të thyente rekordin botëror të kërcimit me motoçikletë.

“Ngushellimet tona më të thella shkojnë për familjen, miqtë dhe të dashurit e Alexit”, tha në një deklaratë me shkrim Gjykatësi i Qarkut Grant, Craig Morrison.

Harvill, i cili jetonte në Ephrata, Washington, shpresonte të thyente rekordin e një kërcimi prej 351 metrash.

Ai po përpiqej të thyente rekordin e vendosur nga Robbie Maddison i Australisë më 29 mars të vitit 2008, sipas Rekordeve Botërore të Guinness.

Harvill tashmë zotëronte një Rekord Botëror Guinness të tij, me një kërcim prej 297 metrash në vitin 2013.

Artikulli i mëparshëmEdi Paloka jep mesazhin e trishtë: Një mungesë që ndihet fort te të gjithë ne! I paharruar qoftë kujtimi yt
Artikulli i radhësPërplasje e dhunshme gjatë një feste / Plagosen 5 policë, një i ri humb dorën