Përplasje e dhunshme gjatë një feste / Plagosen 5 policë, një i ri humb dorën

0
Përplasje e dhunshme gjatë një feste / Plagosen 5 policë,

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur mes policisë dhe personave që ishin mbledhur në një festë në Rodeon në perëndim të Francës, ku ishin mbledhur mbi 15 mijë njerëz.

Për pasojë 5 efektivë mbetën të plagosur, ndërsa një i ri humbi njërën dorë.

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj të pranishmëve në festën e “paligjshme” për shkak të masave kundër pandemisë, të cilët iu kundërpërgjigjën me sende të forta dhe bomba “molotov”.

Autoritetet dhe pjesëmarrësit në këtë event akuzuan njëri-tjetrin për dhunën. Festa ishte organizuar në rrjetet sociale dhe autoritetet lokale kishin paralajmëruar se nuk do ta lejonin atë.

Sipas prefektit Emmanuel Berthier, personat pjesëmarrës në këtë festë kishin një objektiv të qartë për të sulmuar forcat e rendit. Ndërsa organizatorët akuzuan policinë se zgjodhi që të hidhte gaz lotsjellës ndaj tyre në vend që të negocionte.

Artikulli i mëparshëmTragjike! Po stërvitej për thyerjen e rekordit botëror, sportisti i njohur humb jetën në moshën 28-vjeçare
Artikulli i radhësZbardhen emrat! Këta janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë