Unioni Turistik Shqiptar letër me dy kërkesa urgjente Blendi Klosit dhe Manastirliut: Po penalizohemi

0
Unioni Turistik Shqiptar letër me dy kërkesa urgjente Blendi Klosit

Përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, nëpërmjet një letre drejtuar  ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Mira Rakacolli – Drejtoreshë e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, kanë kërkuar ndryshim të masave kufizuese të covid-19.

Sipas tyre këto masa po i penalizojnë në sezonin turistik dhe shërbimet për turistët e huaj.

Ata kanë dy kërkesë, ku e para është heqja e orës policore pasi sipas tyre turistët që vijnë nga jashtë u qëllon që të udhëtojnë natën nga aeroporti i Rinasit dhe shpesh herë janë penalizuar nga policia për shkak të masave kufizuese të covid-19.

Kërkesa e dytë e Unionit Turistik Shqiptar, lidhe me shtyrjen e orës së lejimit të muzikës. Ata kërkojnë që muzika të lejohet deri në mesnatë në orën 00:00 dhe jo siç është tani deri në orën 22:00.

“Për shkak të moslejimit te muzikes pas orës 22:00 kemi marrë shumë ankesa nga turistët të cilet janë të pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për t’u mbyllur në dhomë,
po për të pushuar dhe për t’u argetuar, me qëllim që turistët të marrin kënaqësine e
pushimeve, sugjerojmë që ky orar te zgjatet deri në oren 24:00 në mënyre që të mos
u shkaktohet mërzitje turistëve, pasi ora 22:00 nuk mjafton duke pasur parasysh faktin
që giatë periudhës së verës kjo orë është koha që errësohet dhe gjate ditës njerëzit janë në pune dhe darkat ngelen më të frekuentuara nga qytetarët. Me qëllimin e mirë për të ndihmuar bizneset, por njëkohësisht për të krijuar kushte dhe për zbavitjen e turistëve, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar po ju drejtohemi Juve ,që të merrni në konsiderate propozimet tona”, thuhet më tej në letrën e Unionit.

Artikulli i mëparshëmZbardhen emrat! Këta janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë
Artikulli i radhësAeroporti i Rinasit: Nisin fluturimet drejt Gjermanisë, ja çfarë ju kërkohen