Mëngjesin e kësaj të diele, një 35-vjeçare greke ka shfaqur probleme të rëndë shëndetësore, pasi ka injektuar në trup vaksinën antikovid. Ajo është shtruar me urgjencë në spitalin e Lamias.
Së bashku me bashkëshortin e saj të shtunën morën vaksinën Johnson & Johnson në Spitalin në Lamia.
Në orën 04:00 të pasdites ajo ka shfaqur dhimbje koke të fortë dhe ethe. Pak orë më vonë, nënës së 3 fëmijë, mediat greke raportojë se i ka nisur mpirja e krahut. 35-vjeçarja gjithashtu filloi të kishte probleme me frymëmarrjen.
Autoritetet spitalore në Greqi janë shprehur se simptomat e nënës së re janë shfaqur si pasojë e ankthiit pasi ka marrë dozën e vaksinës Johnson & Johnson.