Mediat italiane kanë raportuar një ngjarje të rëndë, ato shkruajnë se meksikani Jaime Moises Rodriguez Diaz, 41 vjeç, pasi ka vrarë gruan ka tentuar të vrasë djalin e tyre 18-vjeç.
“Nënën ta vrava, tani e ke radhën ti”, mësohet t’i ketë thënë Diaz të birit, para se të tentonte të mbyste djalin me një rrip najloni. Policia njofton se Diaz, e shoqja dhe djali, kishin një muaj që kishin shkuar në Itali.
Ai punonte në një kompani vendase, ndërsa mësohet se gruan, Silvia Susana Villegas Guzman e vrau me thikë për faktin se dëshironte të ishte ai zëri autoritar në shtëpi.
Ata sipas mediave zakonisht kanë pasur grindje, ndërsa aktualisht, burri është arrestuar dhe pritet të dalë përpara togave të zeza, për të mësuar dënimin e tij.