Ish-shefi i anti-drogës, Dritan Zagani komentoi dje raportin ‘Guardia di Finanza’ Italiane të punës gjatë vitit 2020, në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike, dhe trafikimin në rrugë të paligjshme, ku përfshihej dhe vendi ynë.
Zagani u shpreh se në Shqipëri për kultivimin e lëndës narkotike përdoret metoda e llambave, dhe sipas tij këto struktura që përdorin këtë metodë nuk janë goditur ende nga autoritetet.
Më tej ai ka thënë se kur ka prodhim të madh lënde narkotike, trafikantët fillojnë të nxjerrin jashtë loje njëri- tjetrin.
“Kam folur për modelin e ri të kultivimit të kanabisit, në Shqipëri po vinte nga Holanda teknologjia e llambave. Ka vite që unë kam thënë se ndodhen jo vetëm shtëpi, por të fuqishme janë ato që kanë kultivuar me kapanone të tëra.
Këtu nuk po dëgjoj asnjë goditje. Përsa i përket implikimit të njerëzve në strukturat shtetërore, kjo nuk është asgjë e re te ne se ne kemi deri në parlament njerëz të implikuar në trafikun e drogës. Këto janë në luftë brenda llojit të tyre, kur ka prodhim të shumtë, janë të detyruar të ndihmojnë njëri-tjetrin, që të qëndrojnë të fuqishëm në treg.”, u shpreh ai.
Zagani, ka theksuar se Shqipëria po bëhet më keq se Kolumbia përsa i përket trafikimit të lëndës narkotike.
“Raporti i Guardia de Finanza është i bazuar vetëm në territorin e kryesuar nga fluturimet. Ai 95% ishte nga qendra dhe jugu i Shqipërisë, nuk e kam idenë se si ka dalë raporti i Guardia de Finanzës, nuk ka më vlerë ta ndjekësh, sepse nuk bën më bum prodhimi i kanabisit në Shqipëri. Rrezikojmë të kthehemi më keq se Kolumbia e dytë
Jemi komplet në mbikëqyerjen dhe jemi nën sistemet e trafikut të drogës dhe nuk ka zgjidhje tjetër. Edhe bota dhe partnerët duke na parë në një situatë të tillë, na trajtojnë si të tillë. Nëse nuk do të ketë vullnet politik, nëse policia do të jetë vegël e politikës, policia e nuk bën dot asnjë hap jashtë dëshirës politike. Policia nuk është e lirë të zbatojë ligjin. Sot urdhrat i jep krimi i organizuar.”, tha Zagani.