Rritet sërish borxhi i subjekteve ndaj organeve tatimore. Vlera e detyrimeve shkon afër 1 miliardë euro

0

Detyrimet e papaguara të bizneseve u rritën sërish në 2019-n, ku pjesën më të madhe e përbën tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Borxhi tatimor u zgjerua me 9 për qind gjatë vitit 2019, duke arritur vlerën e 117 miliardë lekëve ose rreth 953 milionë euro, raportuan burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Në vlerën e detyrimeve që bizneset i kanë sistemit tatimor është përfshirë edhe vlera prej 13.7 miliardë lekësh, cila është në proces gjyqësor.

Gjatë vitit të kaluar borxhi tatimor ka pësuar një rritje prej neto 9.3 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit. Por pavarësisht zgjerimit të detyrimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka arkëtuar me forcë 22,5 miliardë detyrime tatimore.

Borxhi tatimor i llogaritur deri më datën 31 Dhjetor 2019 i specifikuar sipas zërave përbërës së tij paraqitet si më poshtë:

  • Principali i Borxhit me 59 %
  • Penalitete 35%
  • Kamatëvonesa 6%.

Kryeson TVSH-ja

Në stokun e borxhit të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe ne stokun me borxhit me 35% në vlerë 40,4 miliardë lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 27% në vlerë 31,6 miliardë lekë, zëri “Të Tjera” me 24% në vlerë 27,9 miliardë lekë.

Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13% në vlerë 15,1 miliardë lekë dhe TAP me 2% në vlerë 1,9 miliardë lekë.

Krahasuar me fundin e vitit 2018, gjatë vitit 2019, TAP ka qëndruar në të njëjtin nivel, ndërkohë që TVSH është rritur me 1.1 miliardë lekë, Tatim Fitimi me 1.4 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore me 1.3 miliardë lekë dhe zëri Të Tjera me 5.2 miliardë lekë.

Në total stokun e borxhit 117 miliardë lekë, borxhi sipas vjetërsisë paraqitet si më sipër ku:

  • borxhi deri në 3 muaj 5% ndaj totalit të stokut
  • borxhi nga 3 – 6 muaj 7% ndaj totalit të stokut
  • borxhi nga 6-12 muaj 7 % ndaj totalit të stokut
  • borxhi nga 1-2 vjet 14% ndaj totalit të stokut

Borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet vlerë 79 miliardë lekë përbën 67% ndaj totalit të stokut

Subjektet pasive kanë 62% të borxhit

Subjektet aktive zënë 38% të numrit total të subjekteve debitore me një vlerë prej 48,4 miliardë lekësh ose 41% të masës totale të borxhit. Ndërsa subjektet pasive zënë 62% të numrit total të subjekteve debitor me një vlerë prej 68,6 miliardë lekë ose 59% të masës totale të borxhit.

Artikulli i mëparshëmBesa Shahimi pezullon mbajtjen e zgjedhjeve në universitete: “Të sigurojmë pjesëmarrje sa më gjithëpërfshirëse”
Artikulli i radhësMesazhi prekës i Ismail Kadare për ndarjen nga jeta të Maks Velos