Gjykata Kushtetuese është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme, dy paditë e bëra nga shoqata e bashkive të Shqipërisë për ankimimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Në mbledhje kanë mbajtur fjalën edhe përfaqësues të palëve. Jordan Daci i shoqatës së bashkive kërkon te marrë pjesë edhe shoqata e autonomisë vendore.
Daci: Nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflik interësi. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Kryeministria nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur.Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet.
Gjykata kushtetuese: Pozicionimet e palëve janë në diskrecionin e tyre
Bled Dervishaj: Vullneti i shoqatës për autonomi vendore është i besuar dhe kane punuar për ta sfumuar këtë proces.
Perfaqesuesja ligjore e qeverise : Ne nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshillini Ministrave kërkon pezullimin e ccështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës.
Gjykata terhiqet per vendim per te pranuar apo jo kerkesat e qeverise.