Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të sjellë drejtësinë e munguar në Shqipëri gjithë këto vite.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se janë dhuruar pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.
“Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike. Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian”, shkruan Ambasada Amerikane.