Tre viktima dhe gjashtë persona kanë mbetur të plagosur të premten si pasojë e një sulmi me thikë që ndodhi në qendër të qytetit të Würzburg, Bavari.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Wurzburg dhe motivet e këtij sulmi të rëndë janë ende të paqarta.
Më herët, sipas dëshimeve, ai kishte sulmuar me thikë kalimtarët, ndërsa dallohej qartë se ishte i alkoolizuar.
Mediat gjermane bëjnë me dije se agresori tashmë është neutralizuar.
Ndërkohë policia ka mbyllur pjesët e qendrës së qytetit dhe u kërkoi banorëve të qëndronin larg.
Wurzburg ka një popullsi prej rreth 130,000 banorësh dhe ndodhet në jug-lindje të Frankfurtit.