U shiti 6 personave disa herë apartamentet, biznesmenia e shumë përfolur merr lajmin e keq

0
U shiti 6 personave disa herë apartamentet, biznesmenia e shumë

Mësohet se Ka marrë një dënim tjetër biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli, e cila është kallëzuar disa herë për mashtrim.

Gjyqtari Gert Hoxha ka dhënë vendimin 8 vjet burg për ‘mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda. Kallëzimi këtë herë është bërë nga 6 persona që u shitur apartamenti disa herë. Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën ‘arrest shtëpie’.

Vjollca Hoxholli u vu në pranga në vitin 2018. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit. Vjollca Hoxholli ishte administratore e kompanisë së ndërtimit Hoxholli Sh.p.k., kompani e cila ndërtonte pallate dhe e shiste disa herë tek persona të ndryshëm, duke përfituar miliona.

Këtë aktivitet Vjollca Hoxholli e kryente bashkë me burrin e saj, Rrapush Hoxholli, i cili është vënë gjithashtu në pranga.

Në prill të këtij viti ajo mori një tjetër dënim, me 6 vite burg për nja padi të ngjashme ‘mashtrim me pasoja të rënda’.

Artikulli i mëparshëmPritet “tërmet” në korrik! Spartak Ngjela paralajmëron arrestime në nivele të larta/ Ja se çfarë po e shqetëson Yuri Kim
Artikulli i radhësIsh ambasadorja shqiptare deklaron pasurinë e saj, zbardhet vlera mijëra euro që kapin tri banesat e zyrtares së lartë