Aksidenti ku u shua familja me 4 anëtarë/ Eksperti i sigurisë rrugore: Shoferi i Audi-t i goditi nga pas dhe i nxorri nga rruga…

0
Aksidenti ku u shua familja me 4 anëtarë/ Eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo deklaroi se kjo e premte është një ditë zie për vendin, pas bilancit tragjik të aksidentit në aksin Fier-Vlorë.

“Jemi shumë të shqetësuar, është një ngjarje shumë tragjike që sot, pavarësisht se nuk është shpallur, për mendimin tim vendi është në zi. Kjo është tragjedi. Aksidente rrugore kemi patur në vijimësi, por kulmimi i tyre ishte ditën e sotme.”

Ai dha edhe detaje sesi ka ndodhur aksidenti i sotëm.

“U godit nga një goditje ekscentrike, si rezultat i një energjie shumë të lartë, ka devijuar mjetin që ka qenë para, Toyota-n, ka dalë, dhe të katër shtetasit kanë humbur jetën. Dy pasagjerët e Audi-t ndodhen në gjendje të rëndë dhe është plagosur edhe drejtuesi i tij. Shpejtësia e mjetit Toyota ishte normale, 80-90 km në orë”, tha ai në “Vizion Plus”.

Artikulli i mëparshëmËshtë tepër e thjeshtë, ja si ta dalloni nëse vezët që keni blerë janë të freskëta apo jo
Artikulli i radhësTë rinjtë në Tiranë shtrihen në tokë si të vdekur/ Protestojnë në kujtim të familjarëve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e sotëm