Burime pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit thonë se janë ndryshuar gjithë drejtorët e qarqeve, përveç Tiranës dhe Gjirokastrës. Mësohet se Gjovalin Loka është emëruar drejtor qarku në Elbasan, ndërsa Ferdinant Mara drejtor qarku në Fier.
Po ashtu mësohet se Edmont Targaj është emëruar drejtor Qarku në Berat. Mes të tjerash, ndryshimet kanë prekur edhe disa zv.drejtorë.