Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Radhimën. Mësohet se mjeku 49-vjeçar që u gjet pa shenja jete në shezlong është Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Korçës, Kujtim Shabani.
Burime zyrtare bëjnë me dije se vdekja e tij ka ardhur, për shkak të një ataku kardiak, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Rradhimë. Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha, ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani, njeriu human, i cili prej shumë vitesh ju ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm.
Prej gati dy vitesh, mjeku Kujtim Shabani ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19. Falë aftësisë dhe trajtimit që mjeku ju ka bërë pacientëve me Covid-19, shumë prej tyre gëzojnë shëndet të plotë.
Me vdekjen e mjekut Kujtim Shabani, Spitali i Korçës ka humbur një prej vlerave të mjekësisë, njeriun më human të bluzave të bardha.