Tokyo 2020 humb një tjetër kampion, Federer nuk do të jetë: “Problem në gju, zhgënjim i madh”

0

Pas Serena Williams, tenisi olimpik humbet një protagonist tjetër të madh. Roger Federer, në fakt, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat e Tokios për shkak të një problemi në gju: “Gjatë sezonit në bar, për fat të keq, pësova një dëmim në gju dhe duhet të pranoj se nuk mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios – shkruajti zvicerani në kanalet e tij sociale -. Më vjen shumë keq, sepse përfaqësimi i Zvicrës ka qenë gjithmonë një nder”.

Federer shpjegoi më pas se cilët janë objektivët e tij për të ardhmen: “Unë tashmë kam filluar rehabilitimin, me shpresën që të jem në gjendje të kthehem në cirkuit në fund të verës. I uroj të gjithë ekipit zviceran më të mirën, unë do të bëj tifo nga larg. Si gjithmonë, Hopp Schwiz! “.

Artikulli i mëparshëmBIRN/ Media hapësirë “pa limit” PS dhe Edi Ramës
Artikulli i radhës“Ishte përgjegjës për letrën e banjos”, Hajdarmataj rebelohet me “makthin” e prokurorëve: Jam i fyer