Papandreu bën bashkë Albin Kurtin dhe Edi Ramën/ Ja arsyeja e vizitës misterioze të 2 kryeministrave shqiptarë në Greqi

0
Papandreu bën bashkë Albin Kurtin dhe Edi Ramën, zbulohet arsyeja

Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale, arsyen e vizitës së Ramës dhe Kurtit drejt Athinës.

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarve.

Por duket se këtij eventi i është shtuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ka mbërritur ditën e djeshme dhe është pritur nga ish-kryeministri i Greqisë, George Andreas Papandreou.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Top Channel takimi mes dy zyrtarëve është tejet i ngrohtë.

Mediat bëjnë me dije se Rama dhe Kurti janë bërë pjesë e pjesë e edicionit të 23-të të Simpoziumit të Symit të organizuar nga ish kryeministri i Greqisë, George Papanderou.

Simpoziumi Symi është një mbledhje që mbahet një herë në vit, me mendimtarë globalë që ndjekin traditën e filozofëve antikë grekë.

Artikulli i mëparshëmPushuesit panikosen/ Gjallesa detare kërcënim për qytetarët në Darëzez: Pickimi tyre shkakton fatalitet
Artikulli i radhësSpartak Ngjela lëshon deklaratën e fortë/ Parashikon ‘TËRMET’ në politikën shqiptare dhe tregon a do të arrijë të hyjë Sali Berisha në Parlament