OPEC+ pranë marrëveshjes mbi kuotat e prodhimit

0

Nafta po qëndron në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, pasi investitorët parashikojnë një rritje të furnizimit të tregut, pasi të dhënat në SHBA treguan një rritje surprizë të rezervave gjatë javës së kaluar. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 73.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71.7 dollarë për fuçi.

Të dy bençmarkët ranë me rreth 2% në sesionin e kaluar, pasi Reuters raportoi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur një marrëveshje mbi kuotat e prodhimit.

Bisedimet mes OPEC dhe aleatëve të tjerë dështuan në fillim të këtij muaji, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe kundërshtuan shtyrjen e afatit për uljen e prodhimit përtej muajit prill të vitit 2022. Megjithatë, analistët e Goldman Sachs, Citi dhe UBS parashikojnë se furnizimi i tregut do të jetë i ulët edhe në muajt në vijim, edhe nëse OPEC+ finalizon marrëveshjen për rritjen e prodhimit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezervat e naftës bruto ranë për të tetën janë me radhë, gjatë javës së kaluar, por rezervat e benzinës dhe të naftës së distiluar u rritën, një shenjë që tregon se kërkesa po ngadalësohet.

Artikulli i mëparshëm“SPAK ta ngrejë stekën lart, të nisë puna me…”/ Do të ketë arrestime të tjera!
Artikulli i radhësSi të kontrolloni në e-albania Pikët e Patentës suaj? DPSHTRR: Kujdes! Heqja e tyre ju çon në ‘riedukim’