Policia ka njoftuar se mbrëmjen e sotme dyshohet se është mbytur një 45-vjeçar në Liqenin e Farkës.
Kanë qenë familjarët të cilët kanë denoncuar zhdukjen e 45-vjeçarit dhe në varësi të deklaratave të tyre dyshohet se ai mund të jetë mbytur. Polumbarët janë thirrur në ndihmë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.
Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.