32,760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Lajmi është bërë i diutr nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,611,550 vaksina kundër koronavirusit. Në postimin e tij, Rama shkruan se vaksinimi do të vijojë me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.
“32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.
Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend”, shkruan Rama.