Fanella e Zinedine Zidane, të cilën francezi e mbante veshur veshur në finalen e Kupës së Botës së vitit 1998, u shit për 100,000 dollarë në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në tetor të vitit 2018, shoqëria pariziene e ankandeve, Coutau-Be’garie, u detyrua të tërhiqte një fanellë të paraqitur si të Zidane (të veshur në finale) për shkak të dyshimeve që lindën për origjinalitetin e saj.
Ndërkohë që ditën e djeshme, fanella origjinale u shit saktësisht 108 800 dollarë (92.200 euro) nga Julien’s Auctions, që e kishte vlerësuar nga 80 000 deri 120 000 dollarë.
Në përballjen historike ndaj Brazilit, “gjelat” triumfuan me rezultatin 3-0, falë dy gola të Zidane të shënuar në pjesën e parë.