Netflix ka konfirmuar shumë shpejt në platformën e saj do të ketë edhe lojëra për të gjithë abonentët. Deri tani kompania ka konfirmuar se lojërat nuk do të kenë asnjë kosto shtesë.
Mësohet se përfshirja e lojërave në platformë ka qenë një plan i hershëm biznesi për Netflix, ku në qendër do të jenë përdoruesit nga telefoni.
Duke qenë se kompania po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të ashpër nga shërbimet e reja që janë futur në treg, të tilla si Disney + ose Amazon Prime, lojërat mund t’i sigurojnë një ofertë unike.
Kompania me bazë në Kaliforni pret të regjistrojë 3.5 milionë klientë të rinj deri në fund të Shtatorit, por sërish nuk është brenda pritshmërive.
Gjigandi i prodhimit të filmave deri tani numëron më shumë se 209 milionë abonentë dhe rritjen më të madhe e ka regjistruar vitin e kaluar gjatë Covid-19.