Zero minuta vonesa në kufi nga viti 2023, një leje pune vitin e ardhshëm dhe lëvizje e lirë e mallrave, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe trefishim të kapaciteteve kur secili nga vendet përballet me fatkeqësi natyrore.
Marrëveshja për Bashkëpunimin në përballje me fatkeqësitë natyrore; memorandumi për të lehtësuar importet dhe eksportet dhe lëvizjen e mallrave; Lëvizje për tregun e lirë dhe lejet e qëndrimit, janë këto për të cilat janë dakordësuar
Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë dakordësuar për tre marrëveshje:
1. Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.
2. Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.
3. Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.
Tre vendet u mblodhën sot në Forumin Ekonomik në Shkup, në atë që deri më tani është njohur si Minishengeni, por nga sot do të njihet ndryshe.
Pas firmosjes së marrëveshjeve u prezantua emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi i është referuar deri më tani.
Takimi i radhes mes vendeve të Ballkanit pritet të mbahet më 15 tetor ne Beograd, e më pas në Shqipëri. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nga 1 janari 2023 ‘nuk do të kemi më kufij në vendet tona dhe nuk do të ndalohet më askush në kufij’.