Tatimet: 13.6 mijë biznese janë fiskalizuar deri tani

0

Drejtoria e përgjithsme e Tatimeve njoftoi se numri i bizneseve të fiskalizuara ka arritur në 13.6 mijë.

58% e këture subjekteve (7937) i përkasin biznesit të madhe dhe 5500 janë biznes i vogël.

Nga biznesi i madh, 40% e subjekteve të fiskalizuara i përkasin sektori të tregtisë dhe 28% janë në sektorin e shërbimit.

Rreth 47% e bizneseve total të fiskalizuara janë në Tiranë dhe 11% në Durrës.

Në 1 Janar 2021 nisi faza e parë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike (B2G), në 1 Korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), ndërsa më 1 Shtator do të nisë faza e tretë për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

Vetëm 40% e subjekteve të fazës së dytë janë fiskalizuar

Faza e dytë e fiskalizimit nisi në 1 korrik, për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), ku sipas tatimeve duhet të përfshiheshin 34 mijë subjekte. Deri tani fiskalizimi po zbatohet nga 40% e atyre që e kanë detyrimin, sipas ligjit.

Pezullimi i gjobave deri në fund të vitit ka bërë që shumë subjekte të vazhdojnë të lëshojnë fatura të pafiskalizuara. Pas një amullie të krijuar në fillim, tatimet njoftuan se se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31.08.2021.

Nga 1 shtatori pritet të fillojë zbatimi i fazës së tretë së fiskalizimit për transaksionet në cash mes bizneseve dhe konsumatorëve. Në total pritet të përfshihen 100 mijë subjekte (të gjitha përveç ambulantëve).

Shoqatat e biznesit dhe kontabilistët kanë kërkuar shtyrje të fazës së tretë dhe zbatimin e këtij procesi me faza, për të shmangur problematikat, që u konstatuan dhe në fazën e dytë.

Artikulli i mëparshëmNjë leje pune dhe lëvizje e lirë e mallrave, zero minuta vonesa në kufi në 2023; Marrëveshjet që u firmosën në Shkup
Artikulli i radhësPandemia ul me 20% numrin e “milionerëve të vegjël”; 39 mijë të dy-punësuar deklaruan të ardhurat e 2020-s dhe paguan 3.7 milionë euro shtesë