Vëllai i pronarit të qendrave tregtare në Tiranë/ Trafikuan rreth 1 ton kokainë dhe iu gjetën 1.2 milionë euro cash, SPAK iu jep goditjen e fortë (EMRI)

0
Vëllai i një prej pronarëve të qendrave tregtare në

SPAK me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se i është vënë nën sekuestro pasuria marramendëse e dy personave që dyshohet për trafik droge.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK bëhet fjalë për pasurinë e dy personave Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka, të arrestuar në flagrancë në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’ si dhe i janë sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë në maj të vitit 2018.

“Pasuri të paluajtshme të ndodhura në Tiranë: • 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2; • 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2; Pasuri të luajtshme: • 3 automjete; • 4. 645.700 lek në llogari bankare; • 7. 435 euro në llogari bankare.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

I vëllai i Arjan Ndocit është është një prej biznesmenët e fuqishëm në fushën e ndërtimit dhe ka një qendër tregtare. Gjithashtu një prej kompanive të familjes Ndoci ka kryer edhe import dhe eksport mallrash, por tashmë është me aktivitet të mbyllur.

Njoftimi i plotë:

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është rregjistruar proçedimi penal nr.72/2019, ardhur për kompetencë nga ish – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal është provuar se shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka (të arrestuar në flagrancë në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’, si dhe i janë sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë) kanë kryer aktivitet kriminal të trafikimit të narkotikëve, nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash.

Këto shtetas me anë të personave të tjerë dhe veprimeve fiktive kanë fshehur dhe mbuluar origjinën e paligjshme të pasurive duke investuar në sektorë ekonomik, duke krijuar shoqëri apo blerë dhe shitur pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.72/2019 dhe veprës penale të pastrimit të parave, janë sekuestruar në Shqipëri, si produkt i veprës penale, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

Pasuri të paluajtshme të ndodhura në Tiranë:
• 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
• 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;
Pasuri të luajtshme:
• 3 automjete;
• 4. 645.700 lek në llogari bankare;
• 7. 435 euro në llogari bankare.

Në përfundim të hetimit shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Fallsifikimi i dokumentave”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për 

Artikulli i mëparshëmZbardhet kush po strehon Grenellin me urdhër të Metës, ambasadori i Trump mision për të zbutur qëndrimin e Ramës ndaj presidentit
Artikulli i radhësPo raportonin për zjarret në vend, gazetari dhe kameramani rrihen nga qytetarët (VIDEO)