Janë publikuar detajet nga aksidenti tragjik me “quad” që i mori jetën ditën e djeshme djalit 18-vjeçar të ish-kapitenit të Gjermanisë, Michael Ballack.
Sipas policisë, mjeti me të cilin po udhëtonte Emilio Ballack ka kërcyer 1 metër në ajër dhe më pas ka rënë mbi të, gjatë një manovre të të riut, pranë vilës së familjes në Portugali.
Dëmtimet që pësoi Emilio Ballack ishin të mëdha dhe mësohet se ka ndërruar jetë në vend.
Gjithashtu, zjarrfikësit që e kanë nxjerrë fillimisht nga mjeti që e kishte zënë poshtë, janë trajtuar me psikolog për shkak të pamjes së tmerrshme që kanë parë në vendin e aksidentit.