Një gjykatë ushtarake në Korenë e Jugut ka dënuar me tre vite burg yllin e muzikës K-Pop, Seungri për krime që përfshijnë ofrimin e prostitutave për biznesmenët e huaj.
Ministria e Mbrojtjes tha se ish -anëtari i bandës Big Bang gjithashtu u gjobit me 1.15 miliardë ëon apo 989,000 dollarë.
Seungri, emri i vërtetë i të cilit është Lee Seung-hyun, u padit në janar të vitit 2020 me akuza të shumta, ndër të cilat edhe organizimin e shërbimeve të paligjshme seksuale për investitorët e biznesit nga Tajvani, Japonia dhe Hong Kongu në vitet 2015 dhe 2016.
Ai u dënua edhe për përvetësim të fondeve nga një klub nate në Seul dhe shkeli ligjet që ndalojnë lojërat e fatit, duke vendosur baste me shuma të mëdha në kazino të huaja.
Rasti u gjykua nga një Gjykatë Ushtarake për shkak se në mars të këtij viti ai u regjistrua në ushri, çka përbën detyrim për të rinjtë e Koresë së Jugut, e kërcënuar nga Koreja e Veriut.
Agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se Seungri doli në gjyq me një uniformë luftarake dhe tundi kokën në mënyrë të përsëritur ndërsa gjykatësi shpalli vendimin.