Artan Hoxha nxjerr prapaskenat dhe plas ‘bombën’ për vdekjen e Kosta Trebickës: Mos i harroni kurrë ata që varrosën të vërtetën!

0
“E vrau shpërthimi i skandalit të madh të qeverisë

Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar sot ndarjen nga jeta në rrethana misteriozë më 12 shtator 2008 të biznesmenit Kosta Trebicka.

Hoxha shkruan se Trebicka është viktima e 27 e Gërdecit, por që u vra jo nga shpërthimi i depove të municioneve, por nga shpërthimi i skandalit të familjes Berisha.

Postimi i plotë:

Kosta Trebicka, meriton te nderohet, si deshmori qe denoncoi korrupsionin qeveritaro-politik.

Me 12 shtator 2008, humbi jeten(u vra) ne rrethana misterioze Kosta Trebicka, biznesmeni qe beri ripaketimin e municioneve prodhim kinez te Ushtrise Shqiptare, te cilat iu shiten ushtrise Afgane nepermjet nje tenderi prej 300 milione dollaresh te Pentagonit.

Per te gjithe ata politikane, qe do ta marrin mundimin sot te vizitojne banesen e Azem Hajdarit, te ish-vilat Gjermane, zamet e kane te ngjiten edhe nja 70-80  metra me larte, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickes.

Deshmitari kyç i skandalit te Gerdecit, njeriu qe denoncoi korrupsionin qeveritar.

Qe tregoi lidhjen kriminale te qeverise Berisha, familjes se tij, institucioneve shteterore dhe nje grupi biznesmenesh kliente te preferuar.

Si sot 13 vite me pare, kufoma e Kosta Trebickes u gjet e hedhur ne nje rruge rurale ne periferi te Voskopojes, ne rrethana qe nuk u hetuan kurre ne menyre shterruese.

Njeriu qe tentoi te luante “te penduarin”, pasi kishte qene dhe vete, pjese e trafikut te municioneve te Ushtrise Shqiptare, heshti per gjithmone, duke marre me vete gjithe sekretet qe ne ndoshta nuk do ti mesojme kurre.

Por edhe me aq sa beri, Kosta Trebicka meriton te kujtohet dhe te nderohet sot, per kurajon qe pati ne ekspozimin e korrupsionit qeveritaro-politik. Korrupsion kriminal, i cili u kushtoi jeten 26 shqiptareve te pafajshem, dhe rrafshoi nga faqja e dheut qindra e mijera banesa afer vendit te shperthimit….

Ne te vertete, Kosta Trebicka eshte viktima e 27 e tragjedise se Gerdecit, te cilin nuk e vrau shperthimi i madh i barutit ne depot e demontimit, por e vrau shperthimi i skandalit te madh te qeverise Berisha…

Sot eshte fiks dita per te kujtuar ata qe thane te verteten, dhe per te mos i harruar kurre, ata qe e varrosen te verteten…

Artikulli i mëparshëmPolicia bën ‘namin’ në Tiranë, pastrohen ‘njollat e zeza’, arrestohen 13 persona
Artikulli i radhësMediat arabe i kushtojnë një artikull takimit të Ramës me princ Faisal Bin Farhan në Shqipëri, çfarë u diskutua në tryezën e kryeministrisë