Vdekja tragjike e 28-vjeçarit që ra nga kati i pestë i hotel Rogner në Tiranë. Policia nis hetimet për administratorin e hotelit

0
TIRANA, ALBANIA – SEPTEMBER 6, 2017: Hotel Rogner on boulevard of Martyrs in center of city of Tirana, Albania

Policia ka nisur hetimet për vdekjen tragjike të 28-vjeçarit Ajdin Musatafai, i cili dy ditë më parë ra nga kati i pestë i Hotel Rogner ku po qëndronte në Tiranë, pasi hekurat e ballkonit ku u mbështet u shkëputën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për administratorin e këtij objekti dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes.

Trupi i të riut u gjet në dysheme së bashku më zgarën mbrojtëse të ballkonit. 28-vjeçari u dërgua më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Tashmë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë po hetohen R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.

Artikulli i mëparshëmI riu i pamëshirshëm plas në tokë dy vajza, largohet me vrap pasi i frikësohet djemve që sulen drejt tij (Video)
Artikulli i radhësMedia në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)