Gjashtë burra, përfshirë një britanik, janë arrestuar në Plymouth, pasi autoritetet kanë sekuestruar më shumë se dy ton kokainë.
Britaniku nga Stockton-on-Tees, dhe pesë nikaraguanë u arrestuan të enjten në një jaht luksoz.
Burrat, të moshës 24 deri në 49 vjeç, u mbajtën nën dyshimin për trafik droge dhe mbeten në paraburgim, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Oficerët vlerësojnë se vlera e drogës në rrugë është rreth 190 milionë euro, raporton BBC.
Grupi po lundronte në Kahu me flamurin e Xhamajkas dhe kishte udhëtuar nga Karaibet, kur u kapën 80 kilometra larg bregut të Devon.
Arrestimet u bënë si pjesë e një operacioni të udhëhequr nga NCA dhe mbështetur nga Policia Federale Australiane (AFP) dhe Forca Kufitare.