Protesta e ditës së shtunë, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha degjeneroi në dhunë ku protestuesit sulmuan godinën e selisë së Partisë Demokratike. Gjatë protestës pati goditje edhe ndaj zyrës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa siç shikohet në video edhe momentet e panikut brenda selisë blu ku po zhvillohej mbledhja e Kolegjit te Kryetarëve bashkë me kryedemokratin Lulzim Basha dhe deputetë e anëtare te Kryesisë së PD-së.
Protestuesit gjuajnë me sende të forta, gurë dhe tulla duke thyer xhamat e dritareve të selisë ndërsa zyrtarët e PD-së shfaqen nën panik si pasojë e protestuesve të cilët përpiqeshin të ngjiteshin në katin e dytë të selisë blu duke tentuar edhe përmes ballkonit por nuk ia arritën të futen brenda.