Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një fëmijë ka humbur jetën pas një shpërthimi pranë një shkolle fillore.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, të cilat thonë se shpërthimi ndodhi pasditen e së hënës në shkollën e 9-të fillore të Serresit.
Burimet bëjnë të ditur se fëmija që humbi jetën ishte nxënës i klasës së 6-të, ndërsa dy fëmijët e plagosur lehtë janë të moshës 6 dhe 9-vjeç dhe janë dërguar në spital.
Deri më tani dihet vetëm se shpërthimi ndodhi në një kaldajë, por nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e shpërthimit.
Si pasojë e shpërthimit të ndodhur gjatë pushimit, pjesët e murit dhe një derë metalike janë hedhur tridhjetë metra larg, duke rënë mbi fëmijët dhe duke i plagosur.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e autorëve para përgjegjësisë.