Qytetarët e Kosovës kanë blerë 40 mln euro pasuri të paluajtshme në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut

0

Qytetarët e Kosovës kanë blerë goxha prona në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Madje sipas shifrave të fundit del se këto investime kanë shkuar në afro 40 milionë euro.

Rreth 40 milionë euro është vlera e përgjithshme e patundshmërive që kanë blerë qytetarët e Kosovës vetëm gjatë periudhës korrik, gusht, shtator 2022 në shtetet e rajonit si: Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ku potencohet se investimet direkte të rezidentëve kosovar në vendet tjera gjatë vitit 2022 ishin më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Përgjatë tre mujorit të tretë të vitit 2021 (korrik, gusht, shtator), vlera e përgjithshme e investimeve direkte të rezidentëve kosovar në vende tjera ishin 37 milionë euro, apo për 2.4 milionë euro më të ulëta se në periudhën e njëjtë të vitit 2022.

“Investimet direkte të rezidentëve kosovarë jashtë ekonomisë së Kosovës janë kryesisht investime kapitale, të cilat në të shumtën e rasteve janë blerje e patundshmërive, kryesisht në vendet e rajonit (Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni e Veriut)”, bëhet e ditur mes tjerash në raportin e BQK-së.

Përndryshe, vlerësohet se investimet vjetore të kosovarëve në prona të paluajtshme kryesisht në bregdetin shqiptar dhe malazez kalojnë shifrën prej 100 milionë euro.

Vite me parë ishte raportuar se më shumë se 33 milionë euro kanë investuar qytetarët e Kosovës në Shqipëri brenda një periudhe trevjeçare.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) këto investime po bëhen kryesisht në sektorin e patundshmërive.

Investimet më të larta nga qytetarët e Kosovës në Shqipëri ndodhën në vitin 2008, kur arritën vlerën e përgjithshme prej 19.2 milionë euro.

”Investimet e huaja direkte të rezidentëve kosovarë në vende tjera arritën një vlerë prej 10.6 milionë euro, investime këto kryesisht për blerje të patundshmërive në Shqipëri. Në vitin 2010, këto investime u zvogëluan në 3.4 milionë euro”./monitor.al

Artikulli i mëparshëm6 vitet e Alda Klosit në administratë/ Nga një apartament 47 m2, doli me disa shtëpi të tjera
Artikulli i radhësShqiptarët e gjejnë vetë punën, vetëpunësimi rekord në Europë