Një 40-vjeçar ka vrarë babain e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, këtë pasdite. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, bëhet me dije se 40-vjeçar inga Kumanova ka sulmuar me thikë babain 65-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
“Policët e SPB Kumanovë rreth orës 16:00 e kanë ndaluar B.J.(40) nga Kumanova nën dyshimin se rreth orës 15:00 në Kumanovë ka sulmuar me thikë babanë e tij S.J.(65), i cili iau ka nënshtruar plagëve të marra,”- njoftojnë nga MPB.
Kjo ngjarje e rëndë vjen pas një tjetër krimi në familje që ndodhi në Maqedoninë e Veriut një natë më parë. Një djalë vrau nënën e tij dhe gjyshen në Shkup.