Serbia gjen Kryeministrin ideal në Shqipëri! Deklarata bombë e gazetarit gjerman

0

Në një zhvillim të papritur, Serbia duket se ka gjetur kryeministrin e saj të ardhshëm në figurën e Edi Ramës, kryeministrit aktual të Shqipërisë. Gazetari gjerman Michael Martens, me një ironi të mprehtë, ka shpallur Ramën si “kryeministrin më të mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç”. Ndërsa Martens nuk ka dhënë shumë detaje mbi këtë “zbulim”, publiku mbeti i habitur ndërsa analistët politikë pritet ti japin një kuptim më të thellë kësaj deklarate të papritur.

Edhe pse e gjithë bota është solidarizuar me Kosovën dhe kanë drejtuar gishtin nga Beogradi, kryeministri shqiptar merret me stërgji e skema që nuk të çojnë askund. Rasti më i fundit është i kërkesës që KFOR të marrë veriun, ndërkohë që disa javë më parë shprehej se Kosova të bëjë kujdes sepse do jetë e zezë dita nëse KFOR merr nën kontroll veriun. Por gazetari gjerman me dy rresht e ka përshkruar perfekt Ramën.

Artikulli i mëparshëmGazetari që u plagos në 21 Janar: Sali Berisha pengon hetimin e tragjedisë
Artikulli i radhësMbrojtja e pamjaftueshme e Prokurorëve të SPAK: A është kjo një formë presioni nga qeveria?