Në një operacion të madh policor sot në kryeqytet, policia e shtetit ka ndërmarrë veprime kundër një grupi të përfshirë në një skemë mashtruese për rimbursimin e TVSH-së.
Gazetarja Klodiana Lala, duke dhënë detajet fillestare, ka raportuar se operacioni synon shkatërrimin e këtij grupi. Nga 7 urdhër-arrestet e lëshuara, 4 prej tyre tashmë janë ekzekutuar.
Emrat e personave të përfshirë në këtë skemë dhe për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste janë si më poshtë:
- Adnand Progri, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë
- Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë
- Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë
- Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë
- Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë
- Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës
- Aldo Mazzarela, shtetas italian, i cili akuzohet për veprën penale ‘Fshehje të Ardhurave’ dhe ‘Krijim i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar’, parashikuar nga neni 144/a dhe 180 i Kodit Penal.
Punonjësit e policisë aktualisht janë në organizim për ekzekutimin e urdhrit të mbetur.